Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ne shqyrtimin e ankimimeve te PD dhe PS per qarkun e Fierit, ka vendosur deri tani rinumerimin e 5 qendrave te votimit.
Fillimisht komisioneret kane miratuar me 6 vota pro dhe 1 kunder rinumerimin fillestar te QV-ve numer 3006, 3017 dhe 3027 te KZAZ-se numer 18.
Ndersa pas nje pushimi, perfaqesuesit e partive votuan unanimisht rinumerimin edhe te qendrave numer 3116 dhe 3122 te KZAZ-se numer 19, po e qytetit te Fierit.
Diskutimet mbi kete ceshtje kane vijuar me tej dhe perfaqesuesit e PS kane denoncuar kercenimet qe sipas tyre u jane bere komisionereve socialiste ne qendrat e votimit nga njerez te armatosur te Partise Demokratike.
Nje aksident rrugor me pasoje vdekjen e nje femije eshte regjistruar pasditen e sotme ne Maminas.
Lajmin e bejne te ditur burime prane policise rrugore, sipas te cilave viktima eshte nje 10 vjecar qe u perplas nga nje makine teksa kalonte rrugen.
Te njejtat burime shtojne se uniformat blu kane ndaluar drejtuesin e makines, shtetasin Alban Shala, 35 vjec, i cili eshte shoqeruar ne komisariat per te sqaruar dinamiken e aksidentit.
Partia Levizja Socialiste per Integrim i ka bere thirrje Partise Socialiste qe te terhiqet nga deklaratat e saj dhe te pranoje humbjen ne zgjedhje.
Ne nje deklarate per shtyp, anetari i LSI Edmond Haxhinasto ka theksuar se nese eshte nje parti qe i jane vjedhur votat, ajo eshte pikerisht LSI.
“LSI nuk eshte pjese e administrimit zgjedhor, KQZ apo ndonje strukture tjeter. Perkundrazi, ka pesuar nje dem zgjedhor nga pamundesia per te marre pjese ne tryezat e numerimit te votave”, ka pohuar Haxhinasto.
Partia Socialiste paralajmeron protesta per te mbrojtur mandatin e 9-te te Fierit, nderkohe qe thekson se nuk do te njohe zgjedhjet nese nuk do te respektohet cdo vote e qytetareve.
Ne nje deklarate per mediat, Partia Socialiste, fton qytetaret qe te ndjekin cfare po ndodh ne KQZ dhe te behen pjese e protestes ne mbrojtje te votes se lire.
"Kryetari Rama fton te gjithe qytetaret qe te ndjekin nga afer maskaraden e KQZ dhe te pergatiten shpirterisht per te ndalur doren e grabitesve, ne rast se KQZ nuk do te ndalet ne realizimin e skenarit ogurzi te Sali Berishes", thuhet ne deklaraten e PS-se.
PS eshte e bindur te mos njohe zgjedhjet ne rast se nuk do te marre mandatin e 9-te ne Fier.
Euro po tenton te kape vlerat e kembimit ndaj lekut te filimit te vitit, kur vendi sapo kishte filluar te ndiente pasojat direkte te krizes nderkombetare.
Prej disa ditesh monedha europiane ka shfaqur tendence zhvleresimi, por sipas kambisteve kjo i dedikohet fluksit te valutes se hedhur ne treg.
Te shtunen ne mesdite ne tregun e lire valuator nje euro blihet per 129,4 lek duke rene me rreth 0,8 pike perqindjeje krahasuar me fillimin e javes.
Vleresim te Lekut ka edhe ndaj monedhave te tjera.
Ne treg nje 1 dollar kembehet per 92,8 lek, duke u dobesuar me 0,7 pike perqindjeje qe nga dita e hene.
Efektin me te madh ne vleresimin e lekut e ka patur fluksi i Euros qe vjen prej emigranteve, por edhe nisja e sezonit turistik.
Sipas te dhenave te fundit nga Drejtoria e Kufirit, numri i vizitoreve kete periudhe eshte rritur me 10 % krahasuar me nje vit me pare.
Por zhvleresimi i Euros eshte shkaktuar edhe nga renia e kerkeses se tregtareve te importit per blerje mallrash, pasi sipas tyre edhe prodhimi vendas ka rritur prezencen ne treg, nderkohe qe ne pergjithesi ka renie te fuqise blerese dhe te konsumit per nje grup te gjere mallrash, pasoje kjo direkte e krizes, e cila edhe sipas paralajmerimit te fundit te Bankes Qendore jo vetem nuk ka kaluar por po shfaq efekte te reja.