|
Lajmet me te reja ne top channel live nga shqiperia
|
Mafia, bllokohen pronat e Prudentino |
|
|
|
|
Written by Administrator
|
|
Monday, 04 October 2010 22:37 |
|
Task forca në prokurorinë e Vlorës ka vendosur në sekuestro resortin “Arturi”, në periferi të Tiranës, pasi paraprakisht rezulton që bosi i Sacra Corona Unita, Albino Prudentino, të ketë 50 për qind të aksioneve në këtë aktivitet, ndërsa 50 përqindshen tjetër e zotëron pronari i truallit.
Po ashtu, e njëjta prokurori ka vendosur sekuestro edhe në lokalin “Gelateria piazza Italia”, e cila sikurse edhe një agjenci lojrash fati në këtë qytet i janë marrë me qera nga Prudentino vlonjatit Artur Shehu, që aktualisht është me banim në Amerikë.
|
|
Last Updated on Monday, 04 October 2010 22:40 |
|
|
Berisha: Me LSI, pakt per integrimin |
|
|
|
|
Written by Administrator
|
|
Tuesday, 14 July 2009 21:30 |
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kane qene komisioneret socialiste ata qe jane bere pengese gjate procesit zgjedhor.
Sipas kryeministrit, ata kane punuar me dy standarte, ndersa ata demokrate kane zbatuar me perpikmeri ligjin.
“Komisioneret e PS i kane lejuar vetes te punojne me dy standarte, ndersa te shumices nuk e kane bere kete. Nese zoti Rama perpiqet te fshihet per te mos pranuar humbjen, kjo eshte puna e tij. Une kam kerkuar qe te zbatohet ligji dhe vetem ligji”, ka pohuar Berisha.
Kryeministri ka theksuar se fitorja e koalicionit te djathte eshte e padiskutueshme, ndersa duke folur per koalicionin me LSI ka sqaruar se me kete parti ka arritur nje marreveshje, e cila eleminon perplasjet qe jane verifikuar gjate fushates elektorale.
“Koalicioni im eshte koalicioni fitues dhe fitorja, e madhe apo e vogel, eshte fitore. Bashkepunimi me LSI bazohet ne nje marreveshje politike qe permban parime qe une nuk i kam shkelur kurre. Te gjitha ato qe jane thene ne fushate shuhen per shkak te marreveshjes”, ka saktesuar Berisha.
Kryeministri ka nenvizuar se LSI eshte persekutuar nga pushteti i PS dhe ka shtuar se koalicioni me kete parti behet per te arritur integrimin e Shqiperise ne Evrope dhe jo per te qendruar ne pushtet.
“Ky eshte nje bashkepunim per shqiperine e madhe evropiane dhe jo per t’i bere favore Ilir Metes dhe Sali Berishes. LSI eshte nje parti me kapacitete reale, qe gjate ketyre viteve ne opozite ruajti alternativat”, eshte shprehur Berisha.
Me tej, lidhur me situaten ekonomike ne vend, kryeministri ka mohuar ne menyre kategorike prekjen e Shqiperise nga kriza ekonomike. Ai ka theksuar se bashkepunimi me FMN do te vazhdoje.
“Ne vend nuk ka krize dhe kete mund ta faktoj me te gjithe treguesit. Rritja ekonomike nuk do te jete 10%, do te jete me e vogel, por do te jete e konsiderueshme. Me FMN natyrisht qe do te bashkepunojme”, ka shtuar Berisha. |
|
Last Updated on Tuesday, 14 July 2009 21:37 |
|
Berisha: Asnje koment per rinumerimin |
|
|
|
|
Written by Administrator
|
|
Monday, 13 July 2009 01:00 |
|
Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnje koment mbi procesin e numerimit te kutive te diskutuara, qe i dha nje mandat me shume PS-se ne qarkun e Fierit.
Ne nje prononcim per VOA, Berisha eshte shprehur se PD eshte ne pritje te rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve, qe do te behet nga KQZ.
“Nuk kam asnje koment. Jam shprehur se rezultati perfundimtar del nga KQZ, qe ka bere nje pune shume serioze dhe zbatim te plote te ligjit. Ndaj, institucionet e vleresimit te rezultatit jane institucione qe do bejne punen e tyre pa asnje lloj presioni. Nese disa parti vendosin te kalojne tek Kolegji Zgjedhor, kjo nuk ka asnje gje te vecante”, ka pohuar Berisha.
Kryeministri i ka cilesuar si “normale” ankimimet e partive te ndryshme dhe ka theksuar se problemi i vetem ne keto zgjedhje ka qene ai me sallat e pakta te numerimit.
“Nese vleresojme teresine e ankesave, keto kane qene me normalet ne historine e zgjedhjeve. Problem ishte percaktimi i sallave te numerimit, qe e bene kete proces te tejzgjatur. Mendoj se ne zgjedhjet e ardhshme qendrat e numerimit duhet te dyfishohen”, ka shtuar Berisha. |
|
Last Updated on Monday, 13 July 2009 21:03 |
|
Rivlerësimi i votave të Beratit mbetet ende në pritje të KQZ-së |
|
|
|
|
Written by Administrator
|
|
Monday, 13 July 2009 01:00 |
|
Tri ankimimet për Qarkun e Beratit vijojnë të jenë në pritje të shqyrtimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në mbarim të numërimit të fletëve të votimit për Qarkun e Fierit dhe vendimmarrjes përkatëse nga ana e këtij institucioni. Prej 48 orësh, palët e interesuara që kanë bërë ankimimin qëndrojnë në pritje të vendimit të KQZ-së, ndërkohë që është bërë e ditur se pa marrë fund numërimi dhe gjithë problematika që e shoqëron rezultatin zgjedhor të Qarkut të Fierit, nuk mund të nisnin nga kërkesat ankimore për Qarkun e Beratit.
Ndaj edhe dje, partitë ishin në pritje të vendimeve të mëtejshme të KQZ-së. Sakaq, paraprakisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikoi shqyrtimin e këtyre kërkesave ankimore për ditën e shtunë, por pas vendimmarrjes së bashkimit të tri kërkesave ankimore, të cilat kishin të njëjtin objekt, mbledhja u shty pa caktuar një afat konkret, vetëm pasi të mbarojë e gjithë procedura ligjore për Qarkun e Fierit. Tri kërkesat ankimore të këtyre partive synojnë rivlerësimin e fletëve të shpallura të pavlefshme. Një prej tyre është dorëzuar nga Partia Socialiste, ku pretendohet se përmes rivlerësimit të tyre Partia Socialiste do të mund të marrë mandatin e pestë në këtë qark. Në pritje të shqyrtimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këtë qark, dy ditë më parë ishin dy kandidatë për deputetë, Erjon Braçe, që kryeson listën e kandidatëve të PS-së dhe Lefter Maliqi, mandati i të cilit rrezikohet në rast se dalin pretendimet e palës kundërshtare. Ky qark renditet ndër më të kontestuarit pas atij të Fierit, kjo sepse janë bërë tri ankimime nga subjekte të ndryshme politike.
Qarqe të tjera të ankimuara janë Shkodra, Tirana dhe Durrësi, kryesisht nga dy partitë kryesore. Më parë, Berati krijoi një ngërç zgjedhor gjatë procesit të numërimit të votave te kutia e fundit e panumëruar. Komisionerët e djathtë kërkuan që kjo kuti të mos hapej, për shkak se ishin vënë re parregullsi. Mbledhja e parë e KZAZ-së nuk i dha zgjidhje këtij problemi, për shkak se një prej anëtarëve abstenoi. Sqarimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rimblodhi KZAZ-në, e cila vendosi hapjen e kësaj kutie. Në këtë kuti, PS-ja shënoi epërsi kundrejt partive të tjera, por kjo nuk mjaftoi për t‘i marrë mandatin PD-së, duke e shënuar në favor të saj. |
|
Last Updated on Monday, 13 July 2009 20:59 |
|
PS: Vendimi per Beratin, shkelje e se drejtes |
|
|
|
|
Written by Administrator
|
|
Monday, 13 July 2009 01:00 |
|
Partia Socialiste ka reaguar zyrtarisht pas vendimit te KQZ-se per mosrinumerimin e votave per qarkun e Beratit, duke e cilesuar ate si nje vendim te miratuar nga ushtaret e kryeministrit Berisha.
Ne nje konference per shtyp, zedhenesja e PS, Armela Imeraj ka deklaruar se selia roze nuk do te terhiqet nga kerkesat e saj dhe se ne rast shkeljesh do te reagoje ne rruge demokratike.
“Vendimi i KQZ per Beratin eshte nje shkelje e hapur e se drejtes ligjore per rivleresim. Ky vendim shpreh friken e Berishes dhe na bind qe te mos njohim zgjedhjet”, ka pohuar Imeraj.
Zedhenesja ka theksuar me tej se PS nuk do te lejoje ne asnje menyre qe te grabiten votat e qytetareve, duke paralajmeruar reagim ne forme demokratike.
“Kater ushtaret e Berishes ne KQZ nuk na e mohojne dot rezultatin. Populli i Beratit nuk mund te grabitet. Nese shkelen te drejtat tona, ne do te reagojme me te gjitha mjetet demokratike”, ka shtuar Imeraj. |
|
Last Updated on Monday, 13 July 2009 21:02 |
|
|
|
|
|
|
Page 1 of 3 |
|
|
Advertisement
Lajme Online
Lajme Online.
Albania Games
Luaj lojra falas ne Albania Games.
Easy Forex Albania
Easy Forex Albania, Këmbim Valutor Online.
Kerko Shtepi
Real Estate Albania shitje pasurish të patundshme.
Website Shqiptare
Website Shqiptare.
|