|
Fier, PS merr mandatin e nëntë |
|
|
|
|
Written by Administrator
|
|
Tuesday, 12 August 2008 01:25 |
|
Fier, PS merr mandatin e nëntë
Partia Socialiste duket se ka marrë mandatin e nëntë në Qarkun e Fierit, ashtu sikundër ka deklaruar që në momentin kur u bllokuan nëntë kuti në katër KZAZ të këtij qarku. Pas numërimit të tetë kutive dhe përfshirjes në tabelën e rezultateve në dy qendra votimi të tjera, Partia Socialiste shënoi avantazh të dukshëm, duke i konfirmuar asaj mandatin e nëntë. Në 10 kuti koalicioni i PS mori 2174 vota dhe koalicioni i PD mori 1468 vota. Numërimi i kutive i dha avantazhin por duket se nuk ka përfunduar betejën ligjore, pasi Partia Demokratike ka kontestuar rezultatin e kutisë 3006 ku janë 315 fletë që u mungojnë disa elemente. Këto fletë votimi gjatë numërimit u konsideruan të vlefshme ndonëse PD i kontestoi. Qendra e votimit 3196 gjithashtu sipas Njazi Kosovrastit duhet të përfshihet në rezultatin final për Qarkun e Fierit. Kandidati për deputet Pirro Lutaj deklaroi se e kishte fituar mandatin e nëntë nën siglën e Partisë Socialiste. Prej më shumë se dhjetë ditësh, kutitë e Qarkut të Fierit kanë sjellë reagimin e ashpër të PS-së, e cila ka deklaruar gjatë gjithë kësaj kohe se po i grabitej mandati nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Procesi i numërimit të votave nisi dje paradite përmes dy grupeve të punës të ngritur nga punonjës të administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Numërimi u shoqërua me mjaft debate mes anëtarëve, për shkak të problemeve që u konstatuan në rastin e kutisë 3005, ku 315 fletë votimi u kontestuan, pasi nuk kishin në krye të tyre simbolin e KQZ-së dhe të Republikës së Shqipërisë. Përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike, Niazi Kosovrasti, deklaroi që të mos përllogariteshin si pjesë e rezultatit të kësaj qendre votimi. Një rast tjetër që shkaktoi debate ishte kutia me numër 3052, ku 439 fletë votimi rezultonin të kishin vetëm një vulë nga dy që parashikon ligji. Anëtarët e KQZ-së u ndanë në pro dhe kundër, por shumica e votoi vlefshmërinë e tyre me katër vota, ndërkohë që kjo ishte një kuti ku Partia Demokratike mori shumë vota në favor të saj. Numërimi u ndërpre pasdreke, duke rifilluar sërish pasdite, ndërkohë që brenda sallës së mbledhjes ka qëndruar gjatë gjithë kohës kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Piro Lutaj, i cili është renditur i 9 në këtë listë. Deri dje, në orën 15.00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numëroi tri kutitë e KZAZ-së 18 për Qarkun e Fierit, për të cilin mori vendim mbrëmjen e të shtunës. Në qendrën e votimit 3006, PS mori 301 vota, PD 135 vota, PDI 35 vota, LSI 22 vota, LZHK 14 vota, PBK 3 vota, PR 9 vota, PLF 1 votë, PBDK 1 votë, G99 3 vota, PBDNJ 1 votë, ADS 1 votë, PDM 10 vota, PDK 1 votë, PSD 7 vota, PSV91 1 votë, PFA 1 votë, duke shënuar në total si koalicione, "Aleanca e ndryshimit" 194 vota, "Bashkimi për ndryshim" 312 vota. Ndërsa në qendrën e votimit 3017 janë përdorur 298 fletë votimi, ndërsa të papërdorura u gjetën 345 fletë votimi; u shpallën të pavlefshme 13 fletë votimit. Në këtë kuti, Partia Socialiste mori 124 vota, ndërsa PD 94 vota, PAD 1 votë, PBLD 1 votë, PAA 1 votë, PDM 1 votë, PLL 11 vota, PDI 15 vota, PR 3 vota, LZHK 1 votë, LSI 15 vota, PSV91 2 vota, PBDNJ 1 votë, PDS 1 votë, G99 9 vota, PSD 2 vota dhe PLD 2 vota. Ndërsa në kutinë 3027, Partia Socialiste shënoi përsëri rezultat pozitiv, me 134 vota, PD 88 vota dhe LSI 14 vota. Ndërsa në KZAZ numër 19, në qendrën e votimit 3116, Partia Socialiste ishte sërish në avantazh me 306 vota, ndërsa Partia Demokratike me 94 vota, AMIE me 1 votë, PBK 1 votë, PDI 4 vota, LZHK 1 votë, PDK 1 votë, LSI 48 vota, PSV91 1 votë, PDS 5 vota, PSD 8 vota. Sakaq, sa i përket kutisë së votimit 3052, KQZ vendosi të konsiderojë të vlefshme 439 fletët e votimit, të cilat kishin vetëm një vulë, atë të sekretarit të qendrës së votimit. Votimi u kundërshtua nga anëtarët që përfaqësojnë të majtën në KQZ me rezultatin 4 me 3. Në këtë qendër votimit pati një e epërsi të dukshme të Partisë Demokratike me 362 vota kundrejt Partisë Socialiste me 9 vota. PPA 3 vota, PBK 11 vota, PBKD 1 votë, PDI 2 vota, PR 26 vota, LZHK 2 vota, PDK 3 vota, LSI 3 vota, PDS 4 vota, PSD 7 vota. Në qendrën e votimit 3122, në avantazh ishte Partia Socialiste me 115 vota, kundrejt Partisë Demokratike me 77 vota. PADS 3 vota, PDRE 2 vota, PR 13 vota, LSI 16 vota, PLD 2 vota. Sa i përket kutisë së votimit 3197, që i takon Komisionit Zonal të Administrimit Zonal me numër 20 në Libofshë të Fierit, koalicioni i Partisë Socialiste ka marrë 113, ndërsa koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka marrë 51 vota gjithsej. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me numërimin e kutisë së fundit, asaj 2919 për të dhënë rezultatin përfundimtar:
PS 354 vota, PD 116, PAA 7, PDRE 1, PFA 1, PLL 9, PR 3, LZHK 31, LSI 10, PDS 2, G99 1, PSD 4 dhe PLD 2.
Shpallja
Në gusht pritet rezultati
përfundimtar i zgjedhjeve
Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit pritet që të shpallet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në muajin gusht, vetëm pasi të kenë marrë fund një sërë procedurash e mbi të gjitha çështja e ankimimeve. Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ-ja duhet të shqyrtojë të gjitha ankimimet që dorëzohen nga subjektet politike për zonat zgjedhore, si dhe të presë vendimin e Kolegjit Zgjedhor në rast se partitë i çojnë ankimimet edhe në këtë shkallë. Sakaq, paralelisht bëhet konstatimi dhe bilanci i gjithë procesit për materialin zgjedhor, fletët e kutitë e votimit, përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje, ndarja e mandateve etj. Vetëm në fund të të gjithë këtij procesi, KQZ-ja harton raportin përfundimtar, duke certifikuar rezultatin zgjedhor. Deri më tani, KQZ-ja ka bërë një shpallje paraprake të rezultatit zgjedhor, ndërsa ndodhet në proces ankimimi. Një tjetër detyrë mjaft e rëndësishme është detyrimi i KQZ-së për të bërë verifikimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore nga subjektet politike në bazë të Kodit Zgjedhor.
Llogaritë
Diferenca midis kampeve kryesore politike vazhdon të jetë edhe më e ngushtë
Si e ndryshojnë rezultatin kutitë e Fierit
Epërsia e Partisë Socialiste në kutitë që u hapën dje nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregoi se mandati i nëntë i këtij qarku shkonte në favor të kësaj partie. Një rezultat i tillë ndryshon balancat mes dy partive kryesore duke ngushtuar diferencën. Pa hapur këto kuti, Partia Demokratike, si subjekt politik kishte 69 mandate duke i shtuar dhe dy mandate të dy partive brenda koalicionit të saj, një nga Partia Drejtësi dhe Integrim, mandat i marrë në Vlorë dhe një mandat i marrë nga ana e Partisë Republikane në Qarkun e Tiranës. Ky rezultat i siguronte Partisë Demokratike shumicën që i duhej për të hyrë në negociata, me qëllim formimin e qeverisë së re në muajin shtator. Ndërsa edhe pse pritet zyrtarizimi i mandatit të nëntë në Fier, Partia Socialiste shkon me 66 mandate deputetësh, përfshirë këtu edhe mandatin e Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. Sipas këtij rezultati, Partia Demokratike ka të drejtë të hyjë në negociata për të formuar qeverinë duke siguruar kështu edhe shumicën e duhur me katër mandatet e marra nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Sakaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit. Por sipas rezultateve paraprake, në Kukës tre mandate i ka marrë Partia Demokratike dhe një mandat Partia Socialiste. Në Shkodër, shtatë mandate i ka marrë Partia Demokratike dhe katër Partia Socialiste. Në Dibër, katër mandate Partia Demokratike dhe dy mandate Partia Socialiste. Në Lezhë, katër mandate Partia Demokratike dhe tre mandate Partia Socialiste. Në Durrës, shtatë mandate Partia Demokratike dhe pesë mandatë Partia Socialiste. Në Tiranë 15 mandate Partia Demokratike, 15 Partia Socialiste, ndërsa nga një mandat është marrë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane. Në Fier, zyrtarisht, tetë mandate janë marrë nga Partia Socialiste, gjashtë mandate Partia Demokratike, një Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe një Lëvizja Socialiste për Integrim. Në Berat, tre mandate nga Partia Demokratike dhe katër nga Partia Socialiste, si dhe një nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në Vlorë, gjashtë mandate janë të Partisë Socialiste, katër nga Partia Demokratike, një nga PBDNJ dhe një nga PDI. Në Gjirokastër, tre mandate PS dhe dy mandate PD. Në Korçë gjashtë mandate Partia Demokratike dhe gjashtë Partia Socialiste.
 |
|
Last Updated on Monday, 13 July 2009 21:04 |
|
|
Advertisement
Lajme Online
Lajme Online.
Website Shqiptare
Website Shqiptare.
Easy Forex Albania
Easy Forex Albania, Këmbim Valutor Online.
Albania Games
Luaj lojra falas ne Albania Games.
Kerko Shtepi
Real Estate Albania shitje pasurish të patundshme.
|