Një fëmijë "kushton" 800 euro në muaj
Last Updated on Sunday, 12 July 2009 12:52 Written by <a href='/index.php?option=com_community&view=profile&userid=62&Itemid=110'>Administrator</a> Sunday, 12 July 2009 12:41
Sipas "Financial Times", ky është brezi që ka lindur vetëm për të blerë
Nuk e njohin fjalën krizë. Interesohen vetëm për botën e tyre të vogël të përbërë prej modës, mesazheve dhe tendencave. Këta janë adoleshentët e sotëm, brezi i çekuilibruar, mes së tashmes dhe së ardhmes, që nuk shqetësohen kurrë për paratë. Për to shtëpia është e siguruar, nuk kanë fatura për të paguar, apo angazhime të tjera financiare për të cilat të shqetësohen. Thjesht mendojnë për të blerë.
Adoleshenca nuk është vetëm një fazë kalimtare e jetës, që e kapërcen çdo njeri, por një periudhë pa angazhime e përgjegjësi, e përbërë nga dëshirat dhe kënaqësitë. Sipas "Financial Times", adoleshentët anglezë dhe amerikanë duket sikur kanë lindur vetëm për të blerë. E njëjta gjë ndodh edhe nëpër vendet e tjera të botës. Të rinjtë interesohen vetëm për modën, lojërat dhe pushimet. Por nuk është vetëm faji i tyre që ata mendojnë vetëm për këto gjëra. Duke qenë se prindërit martohen në moshë të madhe dhe i lindin fëmijët me vonesë, janë të detyruar t‘ua plotësojnë të gjitha dëshirat të vegjëlve të tyre. Për ta fjala sakrificë nuk ekziston. Duke u veshur njësoj si të tjerët, apo duke dëgjuar të njëjtën muzikë, i ndihmon të pozicionohen në kategorinë e fëmijëve të familjeve të pasura.
Çdo familje shpenzon në muaj nga 200 euro, që është minimumi deri në 800 euro, maksimumi për çdo fëmijë. Ndërkohë, kostoja e një gjimnazisti arrin në 50 mijë euro në vit. Të rinjtë nga mosha 18 deri në 25 vjeç i shpenzojnë paratë kot, ku vlera mesatare arrin në 6 mijë euro në vit. "Prindërit i kanë mësuar fëmijët që të vegjël të zgjedhin. Mamatë preferojnë t‘u japin edhe fëmijëve më të vegjël karta krediti dhe kjo gjë i edukon ata t‘i kenë idetë e qarta rreth dëshirave, që zakonisht lidhen me rrobat dhe sendet teknologjike", shpjegon një sociologe. Por edhe pse familjet po jetojnë një periudhë ekonomike të vështirë, për shkak të krizës financiare, prindërit preferojnë që fëmijëve të tyre të mos u mungojë asgjë. "Prindërit sakrifikojnë dëshirat e tyre, duke shpenzuar më pak për një udhëtim, ose për veten. Për mamanë është më e thjeshtë t‘i bëjë fëmijës realitet një ëndërr sesa të blejë për vete një çantë të shtrenjtë. Për të, një palë xhinse 80 euro nuk janë asgjë, rëndësi ka vetëm që fëmija të mbetet i kënaqur", thotë me ironi psikologia.
Sipas të dhënave të "Financial Times", kostoja për bebet është më e lartë sesa për adoleshentët. "Fëmijët u shfaqen prindërve si të dobët fizikisht dhe veshja e rrobave të shtrenjta mund t‘u sigurojë atyre një pozicion të rëndësishëm në shoqëri", vazhdon më tej psikologia. "Fëmijët kanë një talent të paparë për të kërkuar çdo gjë. Dinë si të insistojnë dhe të negociojnë. Shpesh nga lodhja prindërit u premtojnë fëmijëve gjithçka, vetëm që ata të kthehen një të shtunë herët në shtëpi, të mos rrinë gjithë natën në lokal".
Të tjera të dhëna vijnë edhe nga markat e njohura të veshjeve si "H&M", "Zara", ku adoleshentë nën moshën 20-vjeçare shpenzojnë shuma të mëdha parash pa iu dridhur dora. Këto dy marka kanë pushtuar tregun më shumë se 40 për qind. Vetëm duke blerë rroba të shtrenjta nëpër butikët e Romës, Milanos, Parisit dhe Nju Jorkut, të rinjtë e sotëm ndihen pjesë e kësaj bote.
Si stilist e si baba edhe Elio Fioruçi pohon se t‘i thuash jo një adoleshenti nuk është e lehtë: "Po t‘i them jo për një dëshirë, më duket sikur po i shkatërroj jetën. Ndoshta, si prindër ndihemi në faj, sepse i kemi pjesë të një bote të vështirë". Sipas stilistit, shpesh pazari i lirë i shtyn të rriturit t‘ua plotësojnë tekat fëmijëve: "Duke e ditur që vetëm me 20 euro (aq kushton një bluzë e thjeshtë) mund t‘i dhurosh fëmijës tënd një emocion, je më i gatshëm të shpenzosh". Për dizajnerin, konsumatoret "e sëmura" janë vajzat. "Hyjnë nëpër dyqane tri, katër vajza bashkë dhe fillojnë të diskutojnë me njëra-tjetrën. Ajo që vendos grupi është ligj".
Për të ndaluar maninë e të bërit pazar nuk kontribuon vetëm ndërgjegjësimi që bota është përfshirë nga një krizë e ekonomike. Sipas "Financial Times", të rinjtë janë shumë injorantë. U duket shumë e çuditshme që Anglia po kalon krizën më të keqe ekonomike që pas Luftës së Dytë Botërore. E njëjta gjë po ndodh edhe në vendet e tjera të botës. "Të rinjtë nuk i lexojnë gazetat dhe fjala krizë është një koncept i panjohur për ta. Nuk mendojnë që një veprim i tyre me përgjegjësi mund të ndihmojë familjen", përfundon psikologia.
Som
Sipas sociologes, prindërit sakrifikojnë dëshirat e tyre për fëmijët
Çanta dhe xhinse: bum i madh blerjesh edhe nëpër butikë të shtrenjtë
Të rinjtë dhe blerjet
40% e 14-vjeçarëve preferojnë të blejnë nëpër dyqane të shtrenjta
Dëgjojnë muzikë 85%
Merren me sport 46%
Duan lodra elektronike 46%
Hanë jashtë 7%
Ftojnë miq në shtëpi 32%
Frekuentojnë lokalet 7%
Marrin pjesë në evenimentet sportive 18%
Të dhënat në përqindje, adoleshentët nga 13-19 vjeç
Shpenzimet për fëmijët
Një familje shpenzon nga 200-800 euro në muaj për një fëmijë
Një fëmijë që studion në lice shpenzon 50 mijë euro për 5 vjet shkollë
Mosha e telefonit personal
5-7 vjeç 2%
8-9 vjeç 15%
10-11 vjeç 42%
12-13 vjeç 69%
14-16 vjeç 90%
17-18 vjeç 97%



