Thursday, September 09, 2010
   
Text Size
Login

PS: Duam rinumërim të kutive në Berat, Shkodër dhe Tiranë

Selia rozë qartësoi se kontestimet nuk marrin fund me Fierin Pas Fierit, Partia Socialiste kërkon rinumërim edhe në Qarkun e Tiranës, Shkodrës dhe Beratit. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte përfshirë gjatë ditës së djeshme nga procesi i numërimit të votave për kutitë e Fierit, Partia Socialiste përmes zëdhënëses së saj, Armela Imeraj, njoftoi se kërkonte rinumërimin publik të një sërë kutish në Berat, Shkodër dhe Tiranë. Duke parë epërsinë e PS-së në tri kutitë e hapura deri dje pas mesdite, zëdhënësja e kësaj partie tha se më në fund po shihet se çfarë përmbanin kutitë të cilat janë mbajtur peng nga Berisha gjatë gjithë këtyre ditëve. Nga ana tjetër, selia rozë qartësoi se kontestimet nuk marrin fund me Fierin, ndërsa bëri të ditur se hetimet vijojnë për të kapur çdo parregullsi. "Partia Socialiste u siguron mijëra votues, që përmes letrash, e-mail-esh, mesazhesh e telefonatash, kërkojnë zbardhjen e krimit elektoral të 28 qershorit, se do t‘i shkohet deri në fund transparencës së procesit zgjedhor. Ashtu siç theksuam e ritheksojmë, se duam me çdo kusht mandatin e 9-të në Fier, duam pa asnjë kompromis rinumërimin publik të një sërë kutish në Berat, Shkodër, Tiranë dhe gjetkë, ku rezultati është deformuar me mekanizma të paligjshëm", deklaroi Imeraj. Më tej, zëdhënësja e Partisë Socialiste deklaroi se hetimet dhe verifikimet nga ana e kësaj partie do të vijojnë jo vetëm deri në shpalljen e rezultatit, por edhe pas shpalljes së tyre, pasi siç cilësoi Imeraj nuk do të ketë paqe derisa të ndëshkohet kushdo që ka shkelur ligjin. "Askujt të mos i shkojë ndërmend, tha Imeraj, se ky proces i manipuluar do mbetet pa zbardhur, qoftë deri në nxjerrjen e rezultatit dhe qoftë pas nxjerrjes së rezultatit, kur ne do kërkojmë hetimin e plotë të dokumentacionit zgjedhor, në një sërë gropash të zeza të 28 qershorit, dhe nuk do gjejmë paqe pa u ndëshkuar kushdo që ka shkelur ligjin dhe ka cenuar barazinë në zgjedhje". Selia rozë vijon të jetë e bindur se vetëm transparenca para popullit sovran e shpëton Parlamentin e ardhshëm nga mungesa e opozitës, e cila po u shkel në të drejtat e saj kushtetuese e ligjore mbi procesin zgjedhor, nuk do ta njohë Parlamentin dhe do të ndjekë rrugën e protestave popullore për shpëtimin e demokracisë. Ai çka cilësohet "çifti politik Berisha-Meta" ishte edhe gjatë deklaratës së djeshme në vëmendjen e Partisë Socialiste. Referuar numërimit të kutive të Fierit, Imeraj shtoi se orë pas ore të gjithë do ta kuptojnë jo vetëm pse Sali Berisha i mori peng këto kuti, jo vetëm pse Ilir Meta nxitoi ta shpallte martesën me Sali Berishën pa u hapur kutitë e Fierit, Beratit, Shkodrës, Tiranës e gjetkë, por edhe pse PS është e vendosur të mos e njohë Parlamentin pa u lexuar çdo votë e marrë peng nga Sali Berisha, përmes një Komisioni Qendror Zgjedhor që Kryeministri i rrëzuar më 28 qershor kërkon ta kthejë në një kapak të krimit të tij elektoral. Gjatë gjithë javës, PS ka përsëritur qëndrimin e saj për mandatin e 9-të në Fier, duke paralajmëruar mosnjohjen e zgjedhjeve, si dhe protesta në rrugë në rast së nuk numëroheshin fletët e votimit që ndodheshin në këto kuti.
Written by :
Administrator
 
Comments (0)Add Comment

Write comment
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
smile
wink
laugh
grin
angry
sad
shocked
cool
tongue
kiss
cry
smaller | bigger

busy

Advertisement

Featured Links:
Filma Online
Filma Online Portokalli Show.
Last Arcade
Last Arcade Games, Play for Free.
Lajme Online
Lajme Online.
Easy Forex Albania
Easy Forex Albania, Këmbim Valutor Online.
Albania Games
Luaj lojra falas ne Albania Games.
Restore Default Settings

Login Form