Thursday, September 09, 2010
   
Text Size
Login

Lajmet me te reja ne top channel live nga shqiperia

Berisha: Me LSI, pakt per integrimin

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kane qene komisioneret socialiste ata qe jane bere pengese gjate procesit zgjedhor. Sipas kryeministrit, ata kane punuar me dy standarte, ndersa ata demokrate kane zbatuar me perpikmeri ligjin. “Komisioneret e PS i kane lejuar vetes te punojne me dy standarte, ndersa te shumices nuk e kane bere kete. Nese zoti Rama perpiqet te fshihet per te mos pranuar humbjen, kjo eshte puna e tij. Une kam kerkuar qe te zbatohet ligji dhe vetem ligji”, ka pohuar Berisha. Kryeministri ka theksuar se fitorja e koalicionit te djathte eshte e padiskutueshme, ndersa duke folur per koalicionin me LSI ka sqaruar se me kete parti ka arritur nje marreveshje, e cila eleminon perplasjet qe jane verifikuar gjate fushates elektorale. “Koalicioni im eshte koalicioni fitues dhe fitorja, e madhe apo e vogel, eshte fitore. Bashkepunimi me LSI bazohet ne nje marreveshje politike qe permban parime qe une nuk i kam shkelur kurre. Te gjitha ato qe jane thene ne fushate shuhen per shkak te marreveshjes”, ka saktesuar Berisha. Kryeministri ka nenvizuar se LSI eshte persekutuar nga pushteti i PS dhe ka shtuar se koalicioni me kete parti behet per te arritur integrimin e Shqiperise ne Evrope dhe jo per te qendruar ne pushtet. “Ky eshte nje bashkepunim per shqiperine e madhe evropiane dhe jo per t’i bere favore Ilir Metes dhe Sali Berishes. LSI eshte nje parti me kapacitete reale, qe gjate ketyre viteve ne opozite ruajti alternativat”, eshte shprehur Berisha. Me tej, lidhur me situaten ekonomike ne vend, kryeministri ka mohuar ne menyre kategorike prekjen e Shqiperise nga kriza ekonomike. Ai ka theksuar se bashkepunimi me FMN do te vazhdoje. “Ne vend nuk ka krize dhe kete mund ta faktoj me te gjithe treguesit. Rritja ekonomike nuk do te jete 10%, do te jete me e vogel, por do te jete e konsiderueshme. Me FMN natyrisht qe do te bashkepunojme”, ka shtuar Berisha.
 

Berisha: Asnje koment per rinumerimin

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnje koment mbi procesin e numerimit te kutive te diskutuara, qe i dha nje mandat me shume PS-se ne qarkun e Fierit. Ne nje prononcim per VOA, Berisha eshte shprehur se PD eshte ne pritje te rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve, qe do te behet nga KQZ. “Nuk kam asnje koment. Jam shprehur se rezultati perfundimtar del nga KQZ, qe ka bere nje pune shume serioze dhe zbatim te plote te ligjit. Ndaj, institucionet e vleresimit te rezultatit jane institucione qe do bejne punen e tyre pa asnje lloj presioni. Nese disa parti vendosin te kalojne tek Kolegji Zgjedhor, kjo nuk ka asnje gje te vecante”, ka pohuar Berisha. Kryeministri i ka cilesuar si “normale” ankimimet e partive te ndryshme dhe ka theksuar se problemi i vetem ne keto zgjedhje ka qene ai me sallat e pakta te numerimit. “Nese vleresojme teresine e ankesave, keto kane qene me normalet ne historine e zgjedhjeve. Problem ishte percaktimi i sallave te numerimit, qe e bene kete proces te tejzgjatur. Mendoj se ne zgjedhjet e ardhshme qendrat e numerimit duhet te dyfishohen”, ka shtuar Berisha.
   

Rivlerësimi i votave të Beratit mbetet ende në pritje të KQZ-së

Tri ankimimet për Qarkun e Beratit vijojnë të jenë në pritje të shqyrtimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në mbarim të numërimit të fletëve të votimit për Qarkun e Fierit dhe vendimmarrjes përkatëse nga ana e këtij institucioni. Prej 48 orësh, palët e interesuara që kanë bërë ankimimin qëndrojnë në pritje të vendimit të KQZ-së, ndërkohë që është bërë e ditur se pa marrë fund numërimi dhe gjithë problematika që e shoqëron rezultatin zgjedhor të Qarkut të Fierit, nuk mund të nisnin nga kërkesat ankimore për Qarkun e Beratit. Ndaj edhe dje, partitë ishin në pritje të vendimeve të mëtejshme të KQZ-së. Sakaq, paraprakisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikoi shqyrtimin e këtyre kërkesave ankimore për ditën e shtunë, por pas vendimmarrjes së bashkimit të tri kërkesave ankimore, të cilat kishin të njëjtin objekt, mbledhja u shty pa caktuar një afat konkret, vetëm pasi të mbarojë e gjithë procedura ligjore për Qarkun e Fierit. Tri kërkesat ankimore të këtyre partive synojnë rivlerësimin e fletëve të shpallura të pavlefshme. Një prej tyre është dorëzuar nga Partia Socialiste, ku pretendohet se përmes rivlerësimit të tyre Partia Socialiste do të mund të marrë mandatin e pestë në këtë qark. Në pritje të shqyrtimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këtë qark, dy ditë më parë ishin dy kandidatë për deputetë, Erjon Braçe, që kryeson listën e kandidatëve të PS-së dhe Lefter Maliqi, mandati i të cilit rrezikohet në rast se dalin pretendimet e palës kundërshtare. Ky qark renditet ndër më të kontestuarit pas atij të Fierit, kjo sepse janë bërë tri ankimime nga subjekte të ndryshme politike. Qarqe të tjera të ankimuara janë Shkodra, Tirana dhe Durrësi, kryesisht nga dy partitë kryesore. Më parë, Berati krijoi një ngërç zgjedhor gjatë procesit të numërimit të votave te kutia e fundit e panumëruar. Komisionerët e djathtë kërkuan që kjo kuti të mos hapej, për shkak se ishin vënë re parregullsi. Mbledhja e parë e KZAZ-së nuk i dha zgjidhje këtij problemi, për shkak se një prej anëtarëve abstenoi. Sqarimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rimblodhi KZAZ-në, e cila vendosi hapjen e kësaj kutie. Në këtë kuti, PS-ja shënoi epërsi kundrejt partive të tjera, por kjo nuk mjaftoi për t‘i marrë mandatin PD-së, duke e shënuar në favor të saj.
   

PS: Vendimi per Beratin, shkelje e se drejtes

Partia Socialiste ka reaguar zyrtarisht pas vendimit te KQZ-se per mosrinumerimin e votave per qarkun e Beratit, duke e cilesuar ate si nje vendim te miratuar nga ushtaret e kryeministrit Berisha. Ne nje konference per shtyp, zedhenesja e PS, Armela Imeraj ka deklaruar se selia roze nuk do te terhiqet nga kerkesat e saj dhe se ne rast shkeljesh do te reagoje ne rruge demokratike. “Vendimi i KQZ per Beratin eshte nje shkelje e hapur e se drejtes ligjore per rivleresim. Ky vendim shpreh friken e Berishes dhe na bind qe te mos njohim zgjedhjet”, ka pohuar Imeraj. Zedhenesja ka theksuar me tej se PS nuk do te lejoje ne asnje menyre qe te grabiten votat e qytetareve, duke paralajmeruar reagim ne forme demokratike. “Kater ushtaret e Berishes ne KQZ nuk na e mohojne dot rezultatin. Populli i Beratit nuk mund te grabitet. Nese shkelen te drejtat tona, ne do te reagojme me te gjitha mjetet demokratike”, ka shtuar Imeraj.
   

Miço: Dule të heqë dorë nga mandati i deputetit

Vota e minoritetit grek nuk i adresohet atij, por kandidatit të "Omonia"-s Nuancat dhe përkatësitë partiake që kanë marrë pjesëtarë të minoritetit etnik grek në Sarandë, për shkak të aderimit në parti të ndryshme, sikur u lanë mënjanë të paktën sa për një natë. Kjo u pa në pjesëmarrjen e gjerë e "të përzier" të atyre që, duke kapërcyer dasitë partiake, kanë qenë bashkë në lokalin "Foinike" në Rrapet e Karahaxhit. Masivisht janë bërë pjesë e festimeve që ata i dhanë me votën e tyre kandidatit Kosta Barka, që edhe pse nuk preku mandatin e deputetit, u gjend shumë pranë tij, pasi mori masivisht votat e minoritarëve grekë në rajonin e Sarandës dhe në disa fshatra të Vlorës. Mes tyre ka qenë edhe nënkryetari i PBDNJ, Thoma Miço, që thotë se e mban ende këtë pozicion, përderisa është i pashkarkuar nga strukturat që e kanë këtë atribut. Si një nga mbështetësit më të afishuar të kandidaturës së Kosta Barkës në ambicien për të qenë deputet, Miço vlerëson orientimin dhe votimin në drejtimin e duhur nga pjesëtarë të minoritetit e njëherësh bën publik një apel për kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Duke lexuar votën e pjesëtarëve të minoritetit, Miço shprehet se ata votuan në të vërtetë për "Omonia"-n, për kandidatët e saj, pavarësisht me logon e cilës parti zbritën si kandidatë: me PD, PBDNJ apo PS. Ndërkohë, ai fokusohet tani në atë që është identifikuar si shqetësim. "Çfarë do të bëhet me këtë komunitet të përçarë nga politika e mbrapshtë e kryesisht e kryetarit të PBDNJ-së, zotit Vangjel Dule dhe nga papërgjegjshmëria e kryetarit aktual të "Omonia"-s, zotit Vasil Bollano", pyet Miço. Me shqetësimin se si të bashkohet ky komunitet, pavarësisht se për kë votuan, ai thotë se minoritarët kanë një mesazh për të kaluar drejt Tiranës dhe selisë së PBDNJ: I kërkojnë zotit Dule të mos e marrë mandatin e deputetit, për arsye se vota e minoritetit etnik grek nuk i adresohet atij, por kandidatit të "Omonia"-s. Sipas tij, ata votuan përsëri për "Omonia"-n dhe jo për kreun e PBDNJ, zotin Dule, i cili, në mënyrë abuzive dhe krejt arbitrarisht, nuk mbështeti vendimin e kësaj organizate që më 28 qershor PBDNJ të dilte subjekt elektoral i pavarur.
   

Page 1 of 3

Restore Default Settings

Login Form